18-vjeçarja në hotel me plumb në gjoks, familja Gjuta pastroi gjakun: E gjetëm te rrethi Ekonomikut!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.02.2026, 12:04

Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një 18-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në gjoks.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Hotel Gjuta, ndërsa e reja, Natalia Murtati, është transportuar me urgjencë në spital, ku pas ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet e policisë kanë çuar në arrestimin e dy personave, Vladimir Gjuta dhe Mirvete Gjuta, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë: Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta dhe Elvir Gjuta. Ky i fundit, sipas burimeve, është pjesë e familjes që administron ambientin ku ndodhi ngjarja.

Sipas informacioneve të siguruara nga mediat, anëtarët e familjes Gjuta dyshohet se kanë ndërhyrë për të fshehur rrethanat reale të incidentit. Gjatë marrjes në pyetje, ata kanë pohuar paraprakisht se kishin frikë se mund të mbaheshin përgjegjës ligjërisht, pasi tentativa për vetëvrasje kishte ndodhur në ambientet e biznesit të tyre dhe ekzistonte mundësia që vajza të humbiste jetën.

Nga dëshmitë e mbledhura rezulton se 18-vjeçarja ndodhej e vetme në dhomën e gjumit kur mori armën dhe qëlloi veten. Sipas hetimeve, Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta ndodheshin jashtë në momentin e të shtënave dhe, pasi dëgjuan krismën, hynë në dhomë duke e gjetur vajzën të plagosur rëndë. Më pas ata njoftuan edhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

Hetuesit dyshojnë se familjarët kanë ndërmarrë veprime për të zhdukur provat, duke fshehur armën, pastruar gjurmët e gjakut dhe organizuar transportimin e vajzës drejt spitalit. Sipas dëshmive, Mirvetja dhe Elviri janë nisur me makinë për ta çuar të plagosurën për ndihmë mjekësore, duke u udhëzuar që të deklaronin se “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.

Verifikimet e mëvonshme të autoriteteve zbuluan se e reja ishte vetëplagosur brenda ambienteve të hotelit në pronësi të familjes. Po ashtu, burime hetimore bëjnë me dije se 18-vjeçarja dyshohet se kishte shfaqur më parë prirje për vetëvrasje.

"Kam gabuar në jetë",-ishun fjalët e të resë në dhënien e dëshmisë para policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit