18-vjeçarja u plagos në hotelin e tyre, anëtarët e familjes Gjuta tentuan të fshihnin ngjarjen

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.02.2026, 10:14

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen mesnatën e 14 shkurtit në zonën e Saukut, në Tiranë. Një 18-vjeçare mbeti e plagosur me armë zjarri brenda një dhome hoteli në pronësi të familjes Gjuta.

Sipas burimeve mediatike, vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat.

Ku kanë hyrë në dhomë kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes.

Mësohet se ata kanë marrë e fshehur armën, kanë larë gjakun, ndërsa Mirvete dhe Elvir Gjuta (kushëri i 22-vjeçarit) janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit