Kolumbia rifillon shkatërrimin e të mbjellave të kokainës me glifosat

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.02.2026, 09:39

Autoritetet kolumbiane kanë rifilluar spërkatjen ajrore me glifosat për të frenuar kultivimin e kokainës, njoftoi ambasada amerikane në Bogota, në kuadër të presionit të shtuar nga SHBA për të luftuar trafikun e drogës. Donald Trump ka kërkuar intensifikim të masave ndaj Kolumbisë, prodhuesit më të madh të kokainës, ndërsa prodhimi është rritur gjatë mandatit të Gustavo Petro.

Sipas njoftimit, zhdukja e të korrave po kryhet me dronë që fluturojnë deri në 1.5 metra mbi bimë, për të minimizuar rrezikun ndaj popullsisë dhe mjedisit. Spërkatja ishte ndaluar në vitin 2015 për arsye shëndetësore, por qeveria e Petros vendosi ta rikthejë pas kërkesave të Uashingtonit dhe përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Masat do të zbatohen në zona të kontrolluara nga grupe të armatosura që detyrojnë fermerët të kultivojnë kokainën. Megjithatë, banorët kundërshtojnë përdorimin e glifosatit për shkak të rreziqeve shëndetësore dhe dëmtimit të të korrave të ligjshme. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se herbicidi konsiderohet potencialisht kancerogjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit