Plagosja e 18-vjeçares në hotel, 2 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2026, 09:03

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e një 18-vjeçare në një hotel pranë rrethrrotullimit të Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Hetimet paraprake tregojnë se 18-vjeçarja, me inicialet N. K., dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në gjoks. Pas ngjarjes, ajo është transportuar drejt spitalit rreth orës 00:15 nga shtetasja Mirvete Rexhmati (Gjuta), 48 vjeçe, dhe E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka vënë në pranga 48-vjeçaren së bashku me Vladimir Gjutën, ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë, një prej personave të shpallur në kërkim, E. Gj., 22 vjeç, i cili rezulton të jetë edhe i dashuri i të resë, akuzohet gjithashtu për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit