Përgjaket Shën Valentini: Studentja 18-vjeçare plagoset me armë në hotel

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2026, 08:12

Një 18-vjeçare është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në kryeqytet.

E reja është gjetur me plagë në gjoks brenda një dhome hoteli pranë rrethrrotullimit të Fakultetit të Ekonomikut. Sipas informacioneve paraprake ka qenë një punonjësi i hotelit ai që ka transportuar menjëherë në spital vajzën për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e saj shëndetësore ende nuk bëhet e ditur.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe identifikimn dhe kapjen e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit