Aksident i rëndë në Pogradec, një vajzë dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.02.2026, 18:44

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një vajzë në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë. Si pasojë e përplasjes, e reja ka pësuar dëmtime serioze, përfshirë goditje në kokë dhe fraktura të tjera në trup.

Menjëherë pas ngjarjes, ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit