Duke i dhënë Audit me 50 km/h, flet tezja e Stenaldos për videon virale në JOQ

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.02.2026, 22:20

Një video e publikuar në JOQ e cila më pas është bërë virale në rrjetet sociale ku shfaqet Stenaldo, i verbri më i famahëm në Shqipëri duke drejtuar një automjet me rreth 50 km/orë, ka shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta në publikun online.

Pamjet kanë tërhequr vëmendje, pasi protagonisti i videos është i verbër, fakt që solli përhapjen e menjëhershme të materialit dhe një valë komentesh nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Pas bujës së krijuar, ka reaguar edhe tezja e Stenaldos gjatë një interviste televizive, ku ka dhënë sqarime mbi rrethanat e realizimit të videos. Ajo theksoi se pamjet nuk janë të kohëve të fundit, por i përkasin një periudhe rreth pesë vite më parë dhe lidhen me një provë të shkurtër.

KLIKO LAJMIN MË POSHTË TË SHOHËSH VIDEON

I verbri më i famshëm në Shqipëri i jep Audit me 50 km/h

Sipas saj, në atë kohë Stenaldo kishte pranuar të testonte makinën e një miku dhe gjatë xhirimit kanë qenë të pranishëm edhe familjarë dhe persona të tjerë. Ajo e përshkroi situatën si një moment spontan, por të kontrolluar.

Tezja shtoi se ai është natyrë që pëlqen sfidat dhe përjetimet me adrenalinë, ndërsa reagimet negative në rrjet nuk kanë ndikuar te familja.

“Ai do të provojë gjithçka. Ajo video është realizuar pesë vite më parë dhe bëri vetëm një xhiro të shkurtër me shokun e tij që komentonte t’ia provonte makinën. Ne kemi qenë të gjithë aty. Atij i pëlqen adrenalina dhe komentet negative nuk na bëjnë përshtypje”, u shpreh ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit