Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Një motorist është përfshirë në një përplasje pikërisht te kryqëzimi pranë Ministrisë së Drejtësisë, me rrugën "Fortuzi".
Deri më tani, rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet shkalla e lëndimit të drejtuesit të motorit.
Në vendngjarje kanë mbërritur dëshmitarë të parë, por ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të motoristit apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident.
Për shkak të aksidentit te ky kryqëzim kyç, është krijuar një vështirësi e përkohshme në qarkullimin e mjeteve.