Oksigjenisti i spitalit të Lushnjes rreh mjekun: I thërriste gruan në punë orar pa orar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2026, 17:17

Një mjek në spitalin e Lushnjes është dhunuar nga një punonjës i këtij institucioni pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive xhelozie.

Mjeku 31-vjeçar Doris Sholla është dhunuar nga 54-vjeçari Altin Alla, me detyrë oksigjenist në këtë spital.

Bashkëshortja e tij punonte si infermiere në të njëjtin institucion shëndetësor.

Dyshohet se konflikti ka lindur për shkak të pretendimeve të 54-vjeçarit se mjeku Sholla e thërriste bashkëshorten e tij në punë jashtë orareve të zakonshme.

Fillimisht, mes palëve ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike brenda ambienteve të spitalit.

Rasti është referuar në Komisariati i Policisë Lushnjë, ku specialistët për Hetimin e Krimeve kanë ndërhyrë duke arrestuar shtetasin A. A., 54 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale të konfliktit për motive të dobëta.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Lushnjës për veprime të mëtejshme hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit