14-vjeçarja nga Gramshi largohet nga shtëpia, gjyshja kërkon ndihmë për ta gjetur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2026, 15:59

Një 67-vjeçare ka kallëzuar pranë Komisariatit të Gramsh, largimin pa gjurmë të mbesës së saj 14-vjeçare, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e saj.

E moshuara me inicialet S. M. ka deklaruar se e mitura është larguar nga banesa dhe nuk po mundet të kontaktojë me të, çka ka shtuar shqetësimin se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe.

Policia ka konfirmuar se menjëherë pas kallëzimit kanë nisur kërkimet për gjetjen e vajzës, ndërsa nuk janë dhënë detaje mbi rrethanat apo shkaqet e largimit të saj.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit