Një qytetar ka denoncuar gjendjen alarmante në Liqenin e Kukësit, duke treguar me pamje se si bregu është mbuluar pothuajse totalisht nga mbeturinat dhe se prej javësh nuk është ndërmarrë asnjë aksion pastrimi.
Sipas qytetarit, situata është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa ai shprehet se ndotja po dëmton mjedisin dhe po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve.
Ai thekson se, ndonëse çdo ditë paguhet qiraja e makinerive të pastrimit përmes taksave të qytetarëve, deri më tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse.
Qytetari drejton akuza ndaj Bashkia Kukës për mungesë reagimi, duke e cilësuar situatën si “tallje me qytetarët”. Ai shprehet gjithashtu i revoltuar ndaj drejtimit të bashkisë, duke pretenduar se jo vetëm nuk po zgjidhen problemet, por po pengohet edhe zhvillimi normal i komunitetit.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ. Këto foto janë nga Liqeni i Kukësit, i mbuluar totalisht nga mbeturinat. Prej javësh nuk është bërë asnjë pastrim nga Bashkia Kukës, ndërkohë që çdo ditë paguhet qiraja e makinerive nga taksat tona. Situata është alarmante, ndotje mjedisore dhe tallje me qytetarët. Ju lutem publikojeni këtë denoncim. Faleminderit. Publikojeni kete ju lutem se na e nxiu jeten ky kryetari bashkise leje qe spunon por pengon njerzit te ecin perpara