Një qytetar ka bërë denoncim për një servis makinash në Maminas, duke pretenduar se i janë shitur pjesët e makinës së tij dhe se riparimi i saj nuk është kryer.
Ai ka treguar se më datë 2 tetor 2025 ka lënë makinën te servis “Keli” në Maminas për ndryshimin e krahut të timonit nga modeli anglez në europian dhe kishte paguar 1,500 euro paradhënie.
Por që nga ajo ditë e deri më datë 4 shkurt, qytetari shprehet se servisi nuk ka kryer asnjë punë, përkundrazi makina është shkatërruar dhe timoni, bateria dhe shumë pjesë të tjera mungonin.
Qytetari thotë se pronari i servisit dhe një punonjës i ri, nuk janë përgjigjur ndaj përpjekjeve të tij për komunikim. Ai shton se persona të tjerë gjithashtu kanë pasur probleme të ngjashme me këtë servis dhe se janë mashtruar nga ai.
Qytetari bën thirrje që kushdo që ka informacion për këtë rast të kontaktojë me të për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh doja te beje nje denancim ne lidhj me nje servise makinash i kame cuar makinen per ndrrime krahu nga anglese ne europjan edhe i kame dhene 1500 e kapare po beje 4 muaj qe i kame lene makinen edhe nuke ma rregudhoje po me kishte shitur edhe pjeset e makines
Nese eshte dikushe qe e shefe kete mesazhe te me shkruaje ju lutem faleminderit Ne maminas ndodhet servisi
E kame mare makinen me karotreqes Po ky eshte pronari mane edhe nje cune te vogel nene moshe qe punone atije si puna ime kishte edhe te tjere qe kishin te njejtin probleme pjyeta njerzit atije verdadhe edhe me thane qe keshtu bene me njerzit ai i mashtrone
Ase telefonin nuke e hape Une k lene makinen te servis Keli per nderrimin e krahut te timonit, kam dhene edhe 1500 euro kapar dhe kam marre makinen ne kete gjendje Makinen e kame lene te servisi ne daten 2.10.2025 edhe e kame mare ne daten 4.02.2026