Sot, më 14 shkurt, bota feston Ditën e Shën Valentinit, ditën e dashurisë… ose të faturave të çmimeve të larta! Legjenda thotë se Shën Valentini ishte një prift i guximshëm që martonte fshehurazi çiftet në kohërat kur ushtarët nuk mund të martoheshin. Sot, ai do të kishte hallin të shihte çiftet që po luftojnë për t’u futur në restorantin më “romantik” apo që po shpenzojnë pasuri për një tufë trëndafilash që do të bëhen të thata brenda një jave.
Megjithatë, kritikat nuk mungojnë. Shën Valentini është kthyer në një industri marketingu ku dashuria matet me kartolina me zemra, çokollata luksoze dhe dhurata që lënë buxhetin pa frymë. Spontaniteti është zhdukur, dhe shumë çiftet ndihen më shumë të detyruar se të dashuruar, duke u stërmunduar për të respektuar “standardet e Instagramit” të romantizmit. Dashuria e thjeshtë? E harruar, nën peshën e çmimeve dhe pritshmërisë.
Në këtë kontekst, dita shpesh duket më shumë një garë konsumi sesa një festë ndjenjash. Dashuria nuk ka çmim dhe nuk duhet të lidhet me para. Shën Valentini është një kujtesë për të vlerësuar ndjenjat e sinqerta çdo ditë të vitit. Çiftet mund të festojnë me thjeshtësi, puthje dhe përqafime, duke lënë pas presionin e marketingut dhe emocioneve fasadë dhe duke rikthyer shijen e vërtetë të dashurisë, sinqeritet, lumturi dhe përkujdesje e ndërsjellë.
A e konsideroni këtë ditë një festë të vërtetë dashurie?