Banorët e Priskës së Madhe kërkojnë rrugë: S’duam premtime për vota, por zgjidhje konkrete

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2026, 14:27

Banorët e një lagjeje të Priskës së Madhe thonë se rruga e tyre është bërë pothuajse e pakalueshme nga balta.

Ata tregojnë se kanë tentuar disa herë ta mbushin me cakull nga xhepi i tyre, por gjithmonë situata mbetet e njëjtë.

Në këtë gjendje ata thonë se premtimet elektorale të politikanëve duhet të vihen në zbatim pasi tani duan zgjidhje reale.

Banorët kërkojnë që autoritetet lokale të ndërhyjnë urgjentisht dhe të japin një zgjidhje të qëndrueshme, jo thjesht të premtojnë për të marrë votat pa kryer asnjë veprim konkret për zgjidhjen e problemeve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit