Ironik është fakti se Igi Tafa drejtori i ri i AKSHI në minutat e para që ka futur sot këmbët në institucionin ku zhvaten miliarda lekë, është vetë për SPAK.
Tafa la postin si Drejtor i Autoritetik Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për t'u emëruar në krye të AKSHI, por pyetja që bie është pse SPAK s'e ka marrë Tafën si person pjesë e bandës së Gys Agasit pasi duket se të dy kanë njohje fare të mira.

Instirucioni që Tafa drejtonte ka lidhje të ngushta me AKSHI-n e megjithatë ëahtë lënë jashtë skemës së hetimit si person anësor. Në një investigim të JOQ, rezulton se njohjet e tij me Ermal Beqirin, shokun pengmarrës të Gys Agasit janë më të thella se sa mund t'i shkonte ndonjëherë dikujt në mendje...
Drejtori i ka dhënë mbi 1.2 MILIARD LEKË në tendera publike Beqirit, duke u bërë pjesë e tentakulave të oktapodit të AKSHI-t dhe institucionit simotër AKSK.
Një nga episodet më serioze të përmendura në dosjrn e SPAK ku bëjnë pjesë Agasi, Bewiri dhe Mirlinda Karcanaj është që Agasi dhe Beqiri me ndihmën e policisë të shtetit, morën peng biznesmenin Gerond Meçe, person që ishte pjesëmarrës dhe fitues i disa tenderave në AKSHI, duke e detyruar të tërhiqet nga procedurat konkurruese.