AKU bllokon mbi 2.4 tonë produkte me origjinë shtazore dhe fruta të thata në tregun agro-ushqimor

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.02.2026, 13:59

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer kontrolle në tregun agro-ushqimor në Tiranë, pas një denoncimi për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta. Gjatë inspektimeve në disa subjekte që tregtonin produkte me origjinë shtazore, u konstatuan sasi të konsiderueshme mallrash në mungesë etiketimi dhe me probleme sigurie ushqimore.

Sipas njoftimit zyrtar, u bllokuan 197.5 kg produkte të pasigurta, përfshirë djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi, konkretisht sallam dhe fruta të thata. AKU theksoi se shkeljet lidhen me tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë të informacionit të detyrueshëm për konsumatorin.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi gjithsej 7 masa administrative me gjobë, në vlerën totale deri në 1.600.000 lekë. Autoriteti nënvizoi se kontrollet do të vijojnë për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit