Rezoluta për Specialen kaloi pa votën e LDK-së, flet Isa Mustafa!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.02.2026, 13:27

Kuvendi i Kosovës miratoi dje një rezolutë që kërkon nga Gjykata Speciale një proces gjyqësor të drejtë.

Ndonëse rezoluta kaloi me shumicë votash, partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, LDK-ja, nuk mori pjesë në votim.

I pyetur për këtë “heshtje” të partisë, Mustafa u përgjigj shkurt: “Përgjigjen do duhej ta merrni nga politikëbërësit aktualë të LDK-së”.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, LDK-ja ka reaguar për media pas refuzimit për të votuar rezolutën në Kuvend, e cila kishte të bënte me mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Refuzimi erdhi pasi Kuvendi nuk miratoi kërkesën e LDK-së që në rezolutë të përfshihej edhe çështja e zbardhjes së vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit