Ambasada Shqiptare në Romë torturon qytetarët: Nënat me fëmijë prej orësh në radhë dhe pa shërbim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2026, 13:19

Qytetarët shqiptarë në Itali po përballen me pritje të gjata dhe procedura të ngadalta në Ambasadën e Shqipërisë në Romë.

Sipas denoncimit të një qytetari, që nga ora 09:00, shqiptarët po presin në radhë pasi sistemi i ambasadës është bllokuar.

Dhjetra nëna me fëmijë të vegjël janë në radhë, ndërsa takimet e parashikuara për sot priten të mbyllen në orën 14:00 duke lënë shumë qytetarë pa marrë shërbim. Shumë prej tyre kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të Italisë, duke paguar për hotele dhe transport, dhe megjithatë u është thënë se do të kontaktohen një tjetër ditë për shërbim.

Qytetari thotë se kjo është absurde, duke theksuar shqetësimin për mënyrën e trajtimit të shqiptarëve në institucione jashtë vendit.

Denoncimi i qytetarit:

Ambasada shqiptare ne Rome Qe nga ora 9 lene qytetaret te presin. Pasi sipas tyre eshte bllokuar sistemi. Dhjetra nena me femij te vegjel qe presin ne rradhe

Keshtu trajtohen shqiptaret ne ambasada. Akoma rradha eshte shume e gjate. Dhe kto ne oren 14:00 i mbyllin takimet. Dhe po procedojn ne menyr super te ngadalt. Njerzit kan ardhur nga e gjith italia , disa kan paguar hotele , transport etj dhe i thone qe do ju thrasim nje dit tjeter Eshte absurde

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit