Çmimet e bishave luksoze, e çantave të luksit të markave të mëdha po nxisin diskutime të gjera në rrjetet sociale, ndërsa emra të njohur të influencuesve shqiptarë shfaqin në publik çanta dhe produkte me vlera që arrijnë deri në 40,000 € për një çantë Hermès apo edhe 150,000 € për bisha luksi të firmave më të mëdha të automjeteve.
Postimet e fundit të disa influencerëve dhe krijuesve të përmbajtjes në Instagram dhe TikTok, ku shfaqen çanta dhe aksesorë me vlerë të jashtëzakonshme, kanë ndezur debat ndër opinionin publik se si i financojnë këto persona blerjet e tilla ekstravagante... Dhe a i deklarojnë fitimet e tërhequra nga TikTok?!
Shumica prej tyre nuk janë të regjistruar si përfitues në shtet e jo më të deklarojnë të ardhura. Ata rezultojnë të papune ndërkohë që në rrjet reklamojnë fitime marramendëse në formën e të mirave materiale. Teksa një pjesë e mirë e tyre i promovojnë të mirat materiale edhe nga brandet me të cilat bashkëpunojnë dhe supozojnë sikur i kanë të tyret për t'ia kthyer më pas pronarëve reale.
Megjithatë, janë ngritur shqetësime për transparencën e të ardhurave të disa influencerëve shqiptarë dhe ndikimin që stili i tillë i jetesës mund të ketë tek ndjekësit, sidomos tek të rinjtë. Promovimi i luksit ekstrem pa kontekst financiar mund të krijojë pritshmëri jo realiste për publikun në moshat e reja.