Vrasja e kontrollorit të biletave në tren, mediat gjermane: Autori shqiptar dhe problematik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2026, 12:45

Më 2 shkurt në një tren rajonal që udhëtonte nga Kaiserslautern për në Saarbrücken, Gjermani, një kontrollor 55-vjeçar i quajtur Serkan Çalar u sulmua barbarisht nga nje pasagjer dhe dy ditë më pas ndërroi jetë.

Fatorinoja po kontrollonte biletat pak pas nisjes nga Landstuhl (Rheinland-Pfalz), kur hasi në pasagjerin Ioanni V., i cili nuk kishte biletë. Kur Çalar tentoi ta nxirrte nga treni, sipas dëshmitarëve, Ioanni V. e ka goditur vazhdimisht në kokë.

Ndryshe nga thashethemet që qarkulluan fillimisht, autoritetet dhe hetimet e BILD tregojnë se i dyshuari nuk është refugjat sirian, por një shtetas grek me prindër shqiptarë.

Ioanni V., i lindur në janar 2000 në Selanik nga prindër shqiptarë, kishte mbërritur në Luksemburg vetëm gjashtë muaj më parë dhe jetonte në komunën Leudelingen, kantoni Esch an der Alzette, në një dhomë me qira për të rinjtë.

Pamjet nga kamerat e sigurisë thuhet se tregojnë një person të gjatë dhe të dobët, me flokë të gjatë të zi dhe kapuç gjatë sulmit. Bashkëbanorët e përshkruajnë Ioannin si agresiv dhe shpesh me probleme me autoritetet. Ahmed Hamed, fqinj i tij, thotë se Ioanni shpesh grindte me të tjerët dhe kishte sjellje të paparashikueshme.

Në apartamentin e tij dhe para derës janë gjetur letra, mbeturina dhe gjurmë të jetesës së çrregullt. Ai kishte tre telefona celularë me numra nga Gjermania, Anglia dhe Luksemburgu, ndërsa lidhjet familjare përfshijnë një kushërirë që jeton në Heidelberg, infermiere, e cila nuk ka pranuar të flasë me median.

Aktualisht, Ioanni V. ndodhet në paraburgim në Zweibrücken, nën dyshimin për vrasje pa paramendim, dhe nuk ka dhënë deklarata për akuzat. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sulmit dhe përgjegjësinë ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit