Pas gati dy muajsh janë zbardhur rezultatet e autopsisë për foshnjën 4-muajshe që kishte lindur nga shtatzënia e një 12-vjeçareje. Analizat kanë konfirmuar se fëmija i përkiste të dyshuarit tashmë të arrestuar nga policia, 67-vjeçarit Rushan Selko.
Rezultatet e autopsisë janë bashkëngjitur tashmë fashikullit hetimor të Prokurorisë së Korçë, e cila pritet së shpejti të dorëzojë kërkesën për përfundimin e hetimeve dhe nisjen e gjykimit ndaj të moshuarit. Ngjarja kishte tronditur opinionin publik kur u zbulua në dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas hetimeve, e mitura nuk kishte treguar për shtatzëninë prindërve të saj, pasi Rushan Selko e kishte kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste nëse ajo informonte familjen. Ky fakt ka rënduar akoma më shumë hetimet dhe konsiderohet një element kyç në procesin gjyqësor që do të ndiqet ndaj të dyshuarit.