Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u emërua pak ditë më parë nga Rama në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, fuke zëvendësuar kështu ish-prokurorin Shkëlqim Hajdari, i cili mori postin e Prefektit të Tiranës.
Ditën e sotme Rama ka thënë se dashnori nuk e ka kursyer as atë e as Blerina Gjylametin në Kuvend e tani është koha të vlerësojë punën e tij. Ai tha se jemi një vend i vogël për të patur ndasi politike kur bëhet fjalë për të bërë punë të mira.
Nga ana tjetër Dashnori ia ktheu: "E kam pranuar këtë sfidë sepse të vlerësoj maksimalisht për vizionin që ke".