Hetime për vdekjen e biznesmenit italian në Tiranë, familjarët kërkojnë drejtësi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2026, 11:33

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e biznesmenit italian Massimo Ferro, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private në kryeqytet.

Çështja po hetohet nga prokurori Florian Boriçi, i cili ka sekuestruar kartelat mjekësore dhe dokumentacionin përkatës, si dhe ka ndërmarrë veprime të tjera procedurale. Organi i akuzës është në pritje të raportit përfundimtar të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, që pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Ngjarja ndodhi më 22 dhjetor 2025 në ambientet e QSUT, ku 55-vjeçari ndërroi jetë pas komplikacioneve të shfaqura pas një operacioni në stomak për humbje peshe, të kryer në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë.

Paralelisht me hetimet në Shqipëri, procedura verifikuese po zhvillohen edhe në Itali. Familjarët e biznesmenit kanë angazhuar përfaqësues ligjorë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Sipas pretendimeve të tyre, 55-vjeçarit nuk iu kryen analizat dhe kontrollet e nevojshme paraprake përpara ndërhyrjes kirurgjikale. Ata kërkojnë zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit