Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në mesnatë në aksin rrugor Vorë–Fushë Prezë. Një e re rreth 23 vjeçe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00. Si pasojë e përplasjes, 23-vjeçarja me inicialet E. E. ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.