Banorët e Luzit vijojnë protestën: Duam rrugë! A ka shtet?!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.02.2026, 09:47

Banorët e Luzit kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm për shkak të gjendjes së rënduar të rrugës në zonë. Ata bllokuan për rreth një orë aksin kryesor, duke ndaluar qarkullimin e dhjetëra trailerëve dhe mjeteve të tjera të tonazhit të rëndë që kalojnë çdo ditë në këtë segment rrugor.

Protestuesit shprehen se kjo është hera e disatë që dalin në rrugë për të kërkuar zgjidhje, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim nga strukturat shtetërore. Sipas tyre, amortizimi i rrugës po rrezikon sigurinë e banorëve dhe po vështirëson ndjeshëm lëvizjen e përditshme.

Gjatë ditës së sotme, banorët pritet të firmosin një peticion drejtuar Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ku kërkojnë informacion zyrtar se kujt i përket kjo rrugë dhe kur do të nisë rikonstruksioni i saj. Ata paralajmërojnë se protestat do të vijojnë nëse nuk ka reagim, duke shtuar se herën tjetër në tubim do të përfshihen edhe nxënësit e shkollës së zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit