Sherr te Fevziu, Buzhala godet Rexhajn

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.02.2026, 09:16

Një përplasje e ashpër është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në emisionin e Blendi Fevziut, ku u përfshinë gazetari Berat Buzhala dhe shkrimtari Albatros Rexhaj. Debati nisi gjatë diskutimit për gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por situata degradoi me tone të larta dhe akuza të ndërsjella mes të ftuarve në studio.

Gjatë debatit, Buzhala e akuzoi Rexhajn se kishte shkuar në emision për të prishur diskutimin, ndërsa Rexhaj iu kundërpërgjigj duke e akuzuar gazetarin për qëndrime të njëanshme dhe kritika të vazhdueshme ndaj Albin Kurtit. Tensioni u rrit kur Rexhaj i tha “s’je ti pronar i debatit, mbylle gojën or burrë”, çka nxiti reagimin e menjëhershëm të Buzhalës.

Sipas pamjeve nga studio, pas shkëmbimit të fjalëve, Buzhala u ngrit nga karrigia me shishen e ujit në dorë dhe iu afrua Rexhajt, duke e kapur me duar dhe duke e goditur, ndërsa në studio u krijua kaos për disa momente. Situata kërkoi ndërhyrjen e të pranishmëve për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit