“Klientja mori çantën e punonjëses dhe u largua: Të lutem ktheje mbrapsht!”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.02.2026, 01:34

Një ngjarje e pazakontë është denoncuar sot pranë redaksisë së JOQ Albania nga administratori i një restoranti në Tiranë. Sipas pretendimeve të biznesit, një kliente që u ul për të konsumuar një sallatë, dyshohet se është larguar nga lokali duke marrë me vete edhe çantën e njërës prej punonjëseve të stafit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, shihet momenti kur zonja, pasi përfundon vaktin, drejtohet te varësja e rrobave. Aty, përveç çantës dhe palltos së saj, ajo shihet duke marrë edhe një çantë tjetër që, sipas biznesit, i përkiste stafit, dhe më pas largohet.

Pronarët e restorantit i bëjnë thirrje zonjës që të paraqitet sa më parë për të kthyer çantën, duke theksuar se brenda saj gjenden sende me vlerë monetare dhe shpirtërore për punonjësen.

"Ju lutemi zonjës ta kthejë çantën, në mënyrë që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme," apelon pronari i biznesit.

Edhe pse pamjet ngrenë dyshime, nuk përjashtohet mundësia e një keqkuptimi të çastit. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga zonja në fjalë, ndërsa biznesi shpreson që situata të zgjidhet me mirëkuptim, përpara se t’i drejtohet autoriteteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit