Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.02.2026, 19:00

Pasditen e kësaj të enjteje në Bruksel u hodh shorti i Nations League, ku Shqipëria mësoi edhe zyrtarisht rivalët e saj për edicionin e ri të kompeticionit. Kuqezinjtë, të pozicionuar në vazon e parë të Ligës C, do të përballen në grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.

Në letër, shorti mund të konsiderohet i favorshëm për skuadrën e drejtuar nga Sylvinho, duke parë nivelin e kundërshtarëve dhe ambicien e Shqipërisë për të synuar kreun e grupit.

Faza e grupeve nis në periudhën 24-26 shtator me ndeshjen e parë, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 27-29 shtator. Përballja e tretë është planifikuar nga 30 shtatori deri më 3 tetor, ndërsa e katërta nga 4-6 tetor. Dy sfidat e fundit do të luhen në nëntor, përkatësisht më 12-14 dhe 15-17 nëntor.

Objektivi i kuqezinjve mbetet i qartë: rezultate pozitive dhe ngjitja në Ligën B.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit