Skiatorja Breezy Johnson merr propozimin për martesë në Milano-Cortina

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.02.2026, 18:43

Breezy Johnson, e cila vetëm pak ditë më parë u shpall kampione olimpike në zbritjen e lirë për femra në Ski Alpin, tentoi të dyfishonte suksesin edhe në garën e SuperG-së, të zhvilluar këtë të enjte.

Por në planin sportiv gjërat nuk shkuan siç kishte parashikuar amerikania. Ajo u rrëzua gjatë zbritjes dhe nuk arriti ta mbyllë garën, duke shuar kështu mundësinë për një tjetër medalje olimpike.

Megjithatë, dita mori një kthesë krejt të papritur dhe tejet emocionale për Johnson. Në fund të garës, partneri i saj iu afrua dhe, i gjunjëzuar para saj, i propozoi martesë. Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, sportistja shihet teksa pranon propozimin.

Në një nga fotografitë e publikuara dallohet dora e saj me unazën e fejesës, shoqëruar me mbishkrimin: “Kush jemi ne që të luftojmë me alkiminë?”, një frazë që duket se përmbledh simbolikën e lidhjes së tyre.

Kështu, ndonëse SuperG-ja nuk i solli një tjetër triumf në pistë, kjo e enjte u kthye në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj personale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit