Aksident në Klinë – pesë persona të lënduar pas përplasjes mes kamionit dhe veturës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.02.2026, 18:12

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe kamioni në fshatin Poterq të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 1 kamion dhe 1 veturë, si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit