Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një stallë me bagëti në fshatin Armen të Selenicës, duke lënë pas dëme të mëdha materiale.
Objekti ishte në pronësi të fermerit Bardhosh Haxhiraj, ndërsa flakët kanë shkrumbuar 22 krerë gjedhë, mes tyre lopë dhe viça, duke i shkaktuar atij një goditje të rëndë ekonomike.
Nga të dhënat paraprake hetimore, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila ka përfshirë fillimisht pjesën e brendshme të stallës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin.