Një 50-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga lartësia teksa po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese në lagjen “Uznovë” të Beratit.
Viktima është identifikuar si Pëllumb Mollaj. Sipas burimeve, ai ndodhej duke punuar në çatinë e një shtëpie në momentin kur ka rrëshqitur aksidentalisht, duke rënë nga lartësia. Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Trupi i pajetë është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ende nuk është e qartë nëse viktima ishte punëtor i kontraktuar nga pronari i banesës, Leonard Tabaku apo kishte lidhje familjare me të.