Shpërthen vajza e Mark Frrokut ndaj Rudina Dembacajt: Do të na ndash edhe nga i vetmi prind që kemi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.02.2026, 15:21

Vajza e ish-deputetit Mark Frroku ka zgjedhur të ndajë një tjetër pasqyrë nga realiteti i familjes së saj, larg imazhit të harmonisë që shpesh shfaqet në rrjetet sociale nga bashkëshortja e babait, aktorja Rudina Dembacaj.

Në letrën e saj, Mara Frroku tregon se ndihet e lënduar kur sheh deklaratat e Dembacajt, e cila fëmijët e bashkëshortit i quan “fëmijët e vet”. Sipas saj, mesazhet e bukura publike nuk pasqyrojnë gjithmonë realitetin brenda familjes, dhe Rudina Dembacaj është ajo që, sipas Marës, po krijon pengesa mes saj dhe të atit, Markut.

“Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash ‘janë të mitë’ dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind që kanë apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll. Sot mjafton të veshësh petkun e familjes për kamera dhe të quhesh i madh; roje porte në shtëpi, protagonist në media,” ka thënë Mara.

Një detaj që bie në sy në fund të deklaratës së saj është se Mara ka zgjedhur të nënshkruajë me emrin Mara Hanvera Froku, duke vendosur emrin e nënës së saj dhe jo të babait. Ky veprim duket se tregon marrëdhënien e “ftohtë” mes saj dhe babait, dhe, sipas Marës, shkaku kryesor është sjellja e Rudina Dembacajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit