Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një situatë problematike në rrugën “Qemal Stafa”, përballë Prokurorisë, ku korsitë e biçikletave janë mbushur me makina të parkuara.
Sipas tij, të dy krahët e rrugës janë të zëna, ndërsa tabelat “ndalim qëndrimi” në korsinë e biçikletave nuk respektohen.
Qytetari thotë se policët bashkiakë kalojnë vazhdimisht në këtë rrugë, por nuk ndërhyjnë, duke i lënë drejtuesit e biçikletave të lëvizin mes makinave dhe duke rrezikuar sigurinë e tyre.
Ai thekson se situata krijon kaos dhe rrezikon jo vetëm biçiklistët, por edhe këmbësorët dhe trafikun e përgjithshëm.
Qytetari apelon për ndërhyrjen e autoriteteve dhe respektimin e korsive të biçikletave, që të sigurohet një qarkullim i sigurt për të gjithë.