Një situatë e rëndë është shënuar në Kuçovë, ku 40-vjeçarja , punonjëse e një firme pastrimi Elona Bregu ngjitur në një nga kullat e puseve të naftës, duke kërcënuar se do të hidhet.
Sipas informacioneve, gruaja, së bashku me dy kolege të saj, kishte protestuar ndaj kompanisë për mosdhënien e rrogave. Pas këtij reagimi, ato dyshohet se janë pushuar nga puna.
Në vendngjarje pritet ndërhyrja e autoriteteve për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur një ngjarje tragjike.