Dhimbja dhe zia kanë kapluar Grykshin e Madh, familja Kola përcillet për në banesën e fundit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2026, 13:45

Dhimbja dhe heshtja mbizotërojnë sot në Gryksh të Madh, Peqin, pas humbjes tragjike të familjes Kola në Itali javën e kaluar. Arti, Jonida, Hajdari dhe Xhesika Kola u shuan papritur nga monoksidi i karbonit në shtëpinë e tyre.

Të afërmit nuk gjejnë fjalë për të përshkruar dhimbjen e thellë që po përjetojnë. Sot, më 12 shkurt, ata i dhanë lamtumirën e fundit, ndërsa oborri i shtëpisë së familjes u mbush me të afërm, miq dhe bashkëfshatarë, të gjithë të mbërthyer nga dhimbja.

Na iku një familje e tërë… Na u mbyll dera e shtëpisë,” tha një familjar mes lotësh. “Arti ishte shtylla e familjes, punëtor dhe i qetë, ndonëse ende nuk kishte mbushur 14 vjeç. Jonida ishte zemra e shtëpisë. Fëmijët… ishin drita e syve të tyre. Si ta përballosh një dhimbje të tillë?”

Në çdo cep të fshatit, fqinjët qëndronin të heshtur, të mbledhur pranë njëri-tjetrit për të ndarë dhimbjen.

“Nuk kemi parë kurrë një tragjedi të tillë. Është sikur të na jetë këputur një pjesë e shpirtit,” tha një fqinj i vjetër. “I njihnim prej vitesh. Ishin njerëz të thjeshtë, të dashur, që nuk i bënin keq askujt.”

Një tjetër banor shtoi:

Fshati Gryksh i Madh sot është në zi. Nuk është vetëm dhimbja e familjes së tyre, është dhimbja e të gjithëve ne. Hajdari dhe Xhesika ishin fëmijë të mbarë, plot ëndrra. Nuk e besojmë ende që nuk do t’i shohim më.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit