Grabiti 20 mln lekë nga Fibank, autori ndërtues: Kam borxhe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.02.2026, 13:26

Një 58-vjeçar, i identifikuar si Bardhyl Fusha, tentoi mesditën e sotme të grabiste bankën Fibank në kryeqytet, por pa arritur të realizojë me sukses planin e tij. Sipas të dhënave paraprake, ai ka vepruar i vetëm dhe nuk rezulton të ketë pasur bashkëpunëtorë. Autori nuk kishte marrë masa për të maskuar fytyrën, duke marrë përsipër një rrezik të lartë në kryerjen e kësaj veprimtarie.

Mësohet se 58-vjeçari është ndërtues dhe zotëron një kompani që ndodhet në prag falimenti dhe i zhytur në borxhe. Dyshohet se ai ka përfituar nga mungesa e masave shtesë të sigurisë në ambientet e bankës, ndërsa përballja e parë ka qenë me rojen. Paratë, që flitet të jenë rreth 20 milionë lekë të vjetra, i janë dorëzuar nga arkëtarja, pasi autori nuk kishte hyrë vetë në ambientet e arkës. Shuma e saktë po verifikohet në bashkëpunim me bankën.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe nivelin e sigurisë në institucionin financiar. Fakti që autori dyshohet se ishte i armatosur e rrit rrezikshmërinë e veprës penale, pasi në raste të tilla ekziston mundësia e përshkallëzimit të situatës me pasoja të rënda. Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të tjerë të përfshirë në këtë tentativë grabitjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit