Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.02.2026, 13:12
Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, në vijim të tensioneve pas protestës së fundit ku mbetën të lënduar 16 efektivë policie. Gjatë diskutimeve në sallë, ish-kryeministri Sali Berisha vijoi me tone të ashpra, ndërsa replika të forta pati edhe me deputeten e qarkut të Elbasanit, Sara Mila.
Në fjalën e saj, Mila e cila dukshëm ka ndryshuar shumë në pamje që kur mori detyrën si deputete, akuzoi Berishën se “prej 30 vitesh djeg Shqipërinë për interesat e tij dhe të familjes”, deklaratë që solli reagimin e menjëhershëm të kreut të opozitës. Berisha e cilësoi deputeten “gojëpërdalë” dhe u shpreh se “sojit të tyre nuk u përgjigjem kurrë”, duke shtuar se “gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR