Ka filluar mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3. Kryeministri Albin Kurti ka ekspozuar edhe një herë kabinetin qeveritar të përbërë prej 19 ministrave.
Në këtë mbledhje, Kurti ka folur edhe për çështjen e presidentes. Ai ka thënë se është i gatshëm që, qysh nesër, të fillojë bisedimet me partitë politike për këtë çështje.
“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë: votimin e buxhetit 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundojnë këto, jam i gatshëm që, qysh nesër, të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me partitë e tjera politike për çështjen e presidentes.”, tha Kurti.