Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Liridon Hajdar Podrimjën nga Gjakova, i cili konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë.
Sipas policisë, ai kërkohet për disa vepra penale, përfshirë:
Kanosje ndaj personit zyrtar, Mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. Aktualisht i dyshuari gjendet në arrati. “Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë policinë përmes numrit 192, adresës elektronike [email protected], aplikacionit ‘Lajmëro policinë’, apo në stacionin policor më të afërt. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.