Me kallash grabiti 20 mln lekë te “Fibank”, hajduti 58-vjeçari Bardhyl Fusha

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.02.2026, 12:50

Personi në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabisë një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë. Sipas raportimeve, ai është futur në filialin e FiBank me një çantë, brenda së cilës kishte fshehur një armë kallashnikov. Menjëherë pasi ka hyrë në ambientet e bankës, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në dysheme për të frikësuar stafin dhe klientët.

Më pas, Fusha i është drejtuar arkës ku ka arritur të marrë një shumë parash. Ka qenë reagimi i shpejtë i një qytetari që ka njoftuar policinë, ndërsa patrulla ka mbërritur në kohë rekord, duke e kapur autorin në momentin që po dilte nga dera e bankës.

Menjëherë pas arrestimit, 58-vjeçarit iu sekuestrua çanta e krahut ku u gjetën paratë e dyshuara të grabitura, si dhe arma e zjarrit. Nga kontrolli rezultoi se brenda çantës ndodheshin rreth 20 milionë lekë të vjetra. Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit