Pas denoncimit të JOQ, izolohet në Psikiatri Eva Hanko, vrasësja e maceve të Tiranës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.02.2026, 12:44

Pas denoncimit publik të JOQ Albania, Eva Hanko psikopatja që vriste macet e Tiranës është izoluar dhe aktualisht ndodhet nën trajtim në një institucion të specializuar mjekësor. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Policisë së Shtetit.

Sipas informacioneve, rasti është konsideruar i ndërlikuar për shkak të ndjeshmërisë së situatës, por edhe për mungesën e mekanizmave dhe kuadrit të qartë ligjor për trajtimin e rasteve të ngjashme. Megjithatë, presioni dhe angazhimi i qytetarëve, të cilët kanë dërguar vazhdimisht ankesa dhe emaile në JOQ, kanë luajtur rol kyç në ndërhyrjen e autoriteteve pasi rasti u denoncua njëzëri.

Aktivistët shpresojnë që trajtimi mjekësor të ndihmojë në stabilizimin e gjendjes së personit, ndërsa theksojnë rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit institucional dhe qytetar për të mbrojtur kafshët dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit