Një tentativë për grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve. Ngjarja u regjistrua në një degë të “Fibank”, ku autori i dyshuar, Bardhyl Fusha, ka qëlluar një herë me armë zjarri, ndërsa në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.
Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka arritur të marrë para, pasi është neutralizuar në kohë nga efektivët e Komisariatit nr. 2. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke i bërë thirrje të dorëzohej dhe duke e vënë në pranga në vendngjarje.
Në momentin e mbërritjes së forcave të rendit, autori mësohet se ka dorëzuar çantën ku ndodhej arma tip kallashnikov. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.