Tentohet grabitja me armë e një banke në Tiranë, arrestohet autori

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 12.02.2026, 11:41

Një tentativë grabitjeje me armë zjarri është regjistruar në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një filial të bankës “Fibank”.

Mësohet se një nga autorët ka qëlluar një herë me armë, ndërsa në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Pavarësisht përpjekjes, autori nuk ka arritur të marrë para.

Burime bëjnë me dije se ai është neutralizuar dhe arrestuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Aktualisht, zona është rrethuar nga forca të shumta policore, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit