Banorët e Durrësit dhe Rrjollit protestë para Kuvendit, kundër zaptimit të pronave të tyre

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.02.2026, 10:21

Banorët e Rrjollit në Velipojë dhe ata të Durrësit u mblodhën para Kuvendit të Shqipërisë pak përpara nisjes së seancës plenare, për të protestuar në mbrojtje të pronave të tyre. Qytetarët e Velipojës kundërshtojnë ndërtimin e një resorti nga kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj, duke pretenduar se toka ku parashikohet projekti është pronë e tyre. Ata thonë se i janë drejtuar Prokurorisë me dokumente pronësie dhe Bashkisë së Shkodrës për të kërkuar sqarime mbi lejen e ndërtimit.

Ndërkohë, banorët e Durrësit kundërshtojnë projektin TID për rijetëzimin e bulevardit historik “Epidamn”, pasi sipas planit parashikohet shpronësimi i 74 familjeve. Protestuesit kërkojnë vlerësim të drejtë të pronave ose sigurimin e një banese alternative në Durrës, duke dalë kundër skemës së bonusit të qirasë të ofruar nga bashkia.

Gjatë protestës, qytetarët akuzuan qeverinë për korrupsion dhe kërkuan mbështetje nga deputetët për të ngritur zërin në Parlament.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit