Sherr me thika në qendër të Athinës, 26 shqiptarë në pranga, tre të plagosur rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2026, 10:06

Dy grupe të rinjsh shqiptarë janë përfshirë në dy përleshje të dhunshme në qendër të Athinës, me bilanc 26 persona të implikuar dhe të arrestuar, si dhe tre të plagosur rëndë.

Sipas mediave greke, incidenti i parë ndodhi më 21 dhjetor 2025 në zonën e Kato Patisias, ndërsa disa ditë më vonë u regjistrua një përplasje e dytë mes të njëjtave grupe. Të armatosur me thika, shkopinj, leva dhe grushte hekuri, të rinjtë u përballën me njëri-tjetrin në mënyrë të organizuar, duke treguar – sipas autoriteteve – një disiplinë të pazakontë.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një grup personash sulmon me thika dy burra, ndërsa dhjetëra kalimtarë ndjekin të tronditur skenën.

Tre persona përfunduan në spital me plagë të rënda me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, dhe gjendja e tyre konsiderohet kritike.

“Në total u arrestuan 26 persona, anëtarë të dy grupeve të ndara që vepronin me disiplinë ushtarake dhe që zgjodhën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre në rrugët e Kato Patisias”, raportojnë mediat greke, duke iu referuar burimeve nga Policia e Sigurisë së Athinës.

Sa i përket motiveve, të arrestuarit kanë deklaruar se konflikti nisi për shkak të një vajze. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se pas përplasjes fshihet kontrolli i trafikut të drogës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre u sekuestruan 97 gramë kanabis i papërpunuar, 51 gramë metamfetaminë si dhe një peshore elektronike precize.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rolin e secilit prej të arrestuarve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit