Vrasja e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.02.2026, 10:04

Sergej Hasanpapaj është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë pas urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK, nën akuzën për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur më 22 janar 2022 në Aartselaar të Belgjikës. Për të njëjtën çështje, autoritetet kanë arrestuar edhe një 43-vjeçar në aeroportin e Valencias në Spanjë, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim për dhënie informacioni. Sipas mediave spanjolle, ai është dënuar me burgim të përjetshëm.

Vrasja e Bledar Muçës, i njohur si mik i afërt dhe bashkëpunëtor i familjes Çapja në Elbasan, tronditi opinionin publik për shkak të profilit të tij në botën e krimit. Hetimet e përbashkëta mes autoriteteve shqiptare dhe atyre evropiane bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, duke hedhur dritë mbi ekzekutimin e një prej figurave të njohura të krimit shqiptar që vepronte edhe jashtë vendit.

39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia dhe i rritur në Elbasan kishte një të kaluar të ngarkuar kriminale, me disa atentate të mbijetuara dhe akuza për përfshirje në disa vrasje, të cilat nuk u provuan asnjëherë nga drejtësia. Emri i tij ishte përmendur në disa ngjarje të rënda kriminale ndër vite, ndërsa më herët ishte shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar, përpara se çështjet ndaj tij të pushoheshin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit