Masakra në Kanada: 18-vjeçarja autore ekzekutoi fillimisht nënën dhe vëllanë e saj 11-vjeçar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2026, 09:48

Autoritetet kanadeze kanë identifikuar autoren e sulmit të ndodhur një ditë më parë në një shkollë, ku humbën jetën tetë persona dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për 18-vjeçaren Jesse Van Rootselaar e cila kishte lindur si djalë, por 6 vite më parë, kur ishte vetëm 12 vjeç, kishte nisur periudhën e transformimit pasi ndjehej femër. Ajo u gjet e pajetë në vendngjarje dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje pas sulmit.

Hetimet paraprake tregojnë se, përpara ngjarjes në shkollë, e reja dyshohet se kishte vrarë edhe nënën dhe vëllain e saj 11-vjeçar. Trupat e tyre të pajetë u gjetën në një banesë pranë vendit ku ndodhi sulmi.

Mes viktimave në shkollë janë një mësuese 39-vjeçare, tre nxënëse 12 vjeçe dhe dy nxënës, një 12 dhe një 13 vjeç. Autoritetet kanë bërë të ditur se, bazuar në hetimet e deritanishme, nuk dyshohet për persona të tjerë të përfshirë në të shtënat.

Policia njoftoi gjithashtu se Van Rootselaar kishte braktisur shkollën e mesme Tumbler Ridge katër vite më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit