Hëngri ‘gaforren djallëzore’ live për ndjekësit e saj, vdes influencerja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.02.2026, 23:18

Një influencuese 51-vjeçare nga Filipinet dyshohet se ka humbur jetën pasi konsumoi një lloj gaforreje tejet helmuese të njohur si “gaforrja djallëzore”.

Sipas raportimeve lokale, Emma Amit kishte përgatitur dhe konsumuar molusqe dhe gaforre të mbledhura në një zonë pranë shtëpisë së saj në Puerto Princesa, Palawan, si pjesë e një videoje për rrjetet sociale.

Në pamjet e shpërndara në rrjet, ajo shihet duke gatuar ushqimet e detit me qumësht kokosi, pa qenë në dijeni të rrezikut vdekjeprurës që mbartte ky lloj specifik gaforreje.

Zyrtarët lokalë, pas verifikimeve në banesën e saj, raportuan se kishin gjetur guaska të ndritshme të ashtuquajturës “gaforre djallëzore”, një specie që jeton në zonat tropikale të Indo-Paqësorit.

Kjo ngjarje ka bërë që autoritetet në Filipine të lëshojnë një paralajmërim urgjent për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal.

Sipas burimeve shkencore, kjo specie përmban neurotoksina të rrezikshme si saksitoksina dhe tetrodotoksina, substanca që mund të jenë fatale nëse konsumohen. Ekspertët paralajmërojnë se këto gaforre, ndonëse duken tërheqëse, mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin brenda pak orësh.

Kryetari i fshatit Luzviminda, Laddy Gemang, u shpreh i tronditur nga ngjarja, duke theksuar se viktima dhe bashkëshorti i saj kishin përvojë në peshkim. Ai u bëri thirrje banorëve të mos konsumojnë këtë specie të rrezikshme, duke theksuar se raste të ngjashme kanë ndodhur më parë në zonë.

Autoritetet bëjnë me dije se po monitorojnë edhe personat e tjerë që ishin të pranishëm gjatë konsumimit të ushqimit, për të evidentuar çdo simptomë të mundshme.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa miq dhe të afërm e kanë cilësuar humbjen si të papritur dhe të dhimbshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit