“Bëji magji ishit”, kërkesa më e zbatuar për Shën Valentin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.02.2026, 12:18

Ndërsa Dita e të Dashuruarve afrohet, përveç luleve, dhuratave romantike dhe darkave në çift, në rrjetet sociale po qarkullon një trend i pazakontë që ka filluar të tërheqë interes edhe mes shqiptarëve: shërbimet e magjisë për të “mallkuar ish-partnerin”.

Fenomeni, që fillimisht mori hov në Shtetet e Bashkuara, po përhapet gjithnjë e më shumë edhe në platforma si TikTok dhe Instagram, ku persona që prezantohen si praktikues të ritualeve shpirtërore apo magjisë së zezë ofrojnë shërbime kundër ish-të dashurve. Çmimet zakonisht variojnë nga disa mijëra lekë deri në paketa më të shtrenjta që premtojnë “rituale të personalizuara”.

Në videot që po bëhen virale, këta persona pretendojnë se mund të kryejnë rituale për ndarje, bllokim energjish, apo për t’i “kthyer mbrapsht fatin” ish-partnerit. Disa prej tyre publikojnë edhe video simbolike me qirinj, kukulla rituale dhe formula të supozuara magjike, duke i shoqëruar me mesazhe ironike për Shën Valentin.

Ndërkohë, në Shqipëri, edhe pse nuk ka një treg të organizuar për shërbime të tilla, në rrjete sociale janë shtuar faqet dhe profilet që ofrojnë konsultime spirituale, tarot, apo rituale dashurie, sidomos gjatë periudhave festive si Shën Valentini.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit